Kalendari i takimeve dhe i seancave

Seancë Plenare

E Enjte, 17.05.2018 10:00

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-016 për shoqëritë tregtare,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për Tatimin në Vlerën e Shtuar,

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

10. Shqyrtimi i Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) 2018-2022,

11. Shqyrtimi i Strategjisë shtetërore të ujërave në Kosovë 2017-2036,

12. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për Biodiversitetin 2016-2020,

13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2017,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2017,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2017,

16. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,

17. Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Medieve,

18. Propozim-rezoluta për heqjen e Romingut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë,

19. Propozim-rezoluta për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë,

20. Debat parlamentar në lidhje me të drejtat e punëtorëve dhe adresimin e papunësisë në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së GP të LVV,

21. Debat parlamentar në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për unifikimin e pikave doganore ndërmjet tyre, sipas kërkesë së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 11 deputetë,

22. Debat parlamentar në lidhje me kartonin e gjelbërt, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, i mbështetur edhe nga 11 deputetë,

23. Debat parlamentar në lidhje me gjendjen jo të mirë të rinisë kosovare, sipas kërkesës së deputetit Fidan Rekaliu, i mbështetur edhe nga 5 deputetë.

Transkripti

Votimi elektronik

pika 3
pika 4
pika 8
pika 9