Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë dixhitale, tregtisë, industrisë, turizmit, mbrojtjes së konsumatorit, naftës, mallrave strategjike, zonave ekonomike, pronësisë industriale, ndërmarrësisë, marrëdhënies së punës, punësimit, sigurisë dhe shëndetit në punë, dialogut social, sektorit privat, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike, si dhe monitorimin e ndërmarrjeve publike.
Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin:
Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.