Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbajti mbledhjen e radhës

24.09.2020

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, drejtuar nga kryetarja e komisionit Albena Reshitaj, mbajti sot mbledhjen e parë për sesionin vjeshtor. 

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi planin e punës për sesionin vjeshtor 2020.

Pas diskutimeve, komisioni u dakordua që miratimi i planit të shtyhet për mbledhjen e radhës, me qëllim të plotësim-ndryshimit në disa aspekte përmbajtësore të tij. 

Në mbledhjen e sotme komisioni shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e tij.