Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka mbajtur sot mbledhjen konstituive që është kryesuar nga Hekuran Murati, kryetar.
Kryetari Murati para anëtarëve të rinj, njoftoi për fushëveprimtarinë e Komisionit, sipas të cilit është funksional, por po ashtu është edhe komision i përhershëm.
Anëtarët e Komisionit votuan për ndryshimin e emërtimit të Komisionit nga ai në Buxhet dhe Financa në Buxhet dhe Transfere, sipas emërtimit edhe të Ministrisë përkatëse.
Të gjithë anëtarët e këtij komisioni u pajtuan që të kenë përgatitje dhe angazhim më të madh, pasi që fushëveprimtaria e tij ndërlidhet me çështje të rëndësishme, siç është Projektligji për buxhetin 2020, që së shpejti do të sillet nga Qeveria për shqyrtim.
Me propozim të kryetarit Hekuran Murati, anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Transfere u pajtuan që mbledhjet të mbahen çdo të mërkurë prej orës 10:00.