Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione mbajti sot mbledhjen e parë konstituive, kryesuar nga kryetari Rasim Demiri.
Kryetari Demiri shpalosi veprimtarinë e Komisionit, ndërsa më pas anëtarët dhanë propozime për ndryshime të disa ligjeve, të cilat kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe fushat me të cilat do të merret ky komision.
Të gjithë anëtarët u pajtuan që Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione të mblidhet sa më shpejt që është e mundur, ngase, siç u tha, ka shumë çështje nga legjislatura e kaluar, të cilët duhet të trajtohen.