Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve

24.02.2020

Sot, komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve, mbajti sot mbledhjen konstituive, drejtuar nga kryetarja e komisionit, Miljana Nikolić.

Duke u uruar anëtarëve të komisionit mirëseardhje dhe duke i ftuar ata për bashkëpunim, kryetarja Nikolić shpalosi para tyre përgjegjësitë dhe kompetencat e komisionit. 

Anëtarët e komisionit shprehën gatishmërinë për të kontribuar në komision dhe u dakorduan që takimet të mbahen çdo të martë, nga ora 10:00.

Po ashtu, u propozua që të krijohet një grup punues, i cili sa herë që është e nevojshme, do t'i përcjellë punimet në terren, në mënyrë që të ketë monitorim të vazhdueshëm për aktivitetet e propozuara nga anëtarët e këtij komisioni.