Njoftim për media

24.03.2020

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Ju njoftojmë se konferenca e zakonshme pas mbledhjes të Kryesisë së Kuvendit, e kryeparlamentares Vjosa Osmani, sot do të mbahet në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit (nga hyrja e deputetëve – holli i Kuvendit).

 

Ndërkaq, për shkak të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nuk do të ketë pamje në fillim të mbledhjes.

 

Mirëpresim përfaqësuesit e mediave në orën 16:00, në oborrin e Kuvendit.