Kuvendi i Republikës së Kosovës

Urim i kryeparlamentares Osmani, me rastin e Ditës së Kushtetutës

09.04.2020

Kushtetuta e Republikës së Kosovës është jo vetëm akti më i lartë juridik i shtetit. Ajo njëkohësisht ngërthen përpjekjet e popullit të Kosovës për krijimin e shtetit.

 

Kushtetuta duhet të jetë referencë e çdoditshme e secilit qytetar të Republikës.

 

Përveç si një tërësi rregullash ligjore, Kushtetuta është mundësia më e mirë për ta manifestuar patriotizmin kushtetues, me të cilin sigurohet funksionimi i shtetit ligjor dhe të së drejtës!

 

Urime 9 Prilli - Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës!