Diversiteti kulturor e etnik i Kosovës nuk mund ta paramendohet pa komunitetin rom.
Tradita dhe kultura e romëve janë pasuri për trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe më gjerë.
Romët janë pjesë e shoqërisë kosovare, e ndërtuar mbi parimin e respektimit të ndërsjellë ndërmjet të gjitha komuniteteve.
Kosova është atdhe i përbashkët i të gjitha komuniteteve që jetojnë në të. Ne do ta vazhdojmë ta kultivojmë një shoqëria pa diskriminim e racizëm.
Të nderuar bashkëqytetarë rom, urime 8 Prilli - Dita Ndërkombëtare e juaja!