Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, është Komision Funksional.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e mërkurë, 10:00 28 Tetor 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e enjte, 13:00 24 Shtator 2020
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Duda Balje, Besa Ismaili-Ahmeti, Zikreta Aliti, Saranda Musliu, Saranda Bogujevci, Fjolla Ujkani, Valdete Idrizi dhe Teuta Haxhiu. Stafi mbështetës i komisionit: Selman Ymeri, koordinator dhe Sulltane Gashi, zyrtare e fushës.

Munguan: Jasmina Dediq dhe Marigona Geci.

Të ftuar: Edi Gusia-ABGJ-ZKM, Leonora Selmani-ABGJ-ZKM, Alisa Thaçi- Kuvendi i Kosovës, Falkona Kosoumi-GP LDK, Hasan Hoti-Ekonomia Online, dhe Visar Morina-OSCE Consulent, Arianit Behrami-Kuvendi i Kosovës.

Rendi i ditës
e mërkurë, 10:00 23 Shtator 2020
Salla N225

Mbledhja e komisionit

Procesverbali

Të pranishëm: Duda Balje, Besa Ismaili-Ahmeti, Zikreta Aliti, Marigona Geci, Saranda Musliu, Saranda Bogujevci, Fjolla Ujkani, Valdete Idrizi dhe Teuta Haxhiu. Stafi mbështetës i komisionit: Selman Ymeri, koordinator dhe Sulltane Gashi, zyrtare e fushës.

Munguan: Jasmina Dediq.

Të ftuar: Doruntina Murturi-Kuvendi i Kosovës, Bjondina Canta-Kuvendi i Kosovës, Jasmin Elezi-Kuvendi i Kosovës, Gentiana Azemi-Kuvendi i Kosovës, Alisa Thaçi-Kuvendi i Kosovës, Fidan Kalaja-GP LVV dhe Visar Morina-OSBE Consulent.

Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Selman

Ymeri

Koordinator

Tel: 038 200 10 635

Mob: 044 250 339

[email protected]

Sulltane

Gashi

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 624

Mob: 044 412 924

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me të drejta e njeriut, me përcjelljen dhe me zbatimin e parimit të barazisë gjinore më legjislacion dhe peticionet e parashtruara nga një ose shumë qytetarë.

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Bashkëpunimin me Avokatin e Popullit;
  • Nismën për nënshkrimin e dokumenteve ndërkombëtarë për barazinë gjinore dhe përcjelljen e zbatimit të tyre;
  • Shqyrtimin e çështjeve të barazisë gjinore dhe të përfaqësimit përkatës të gjinive në të gjitha institucionet e Kosovës;
  • Shqyrtimin e pozitës së grave dhe propozimin e masave për avancimin e tyre në të gjithë lëmenjtë e jetës;
  • Dhënien e rekomandimeve për avancimin e pozitës së gruas dhe të të drejtave të tyre, mbrojtjen e grave nga abuzimet fizike, emocionale dhe psikologjike, avancimin e gruas në shërbimet civile, që sigurojnë një rol efektiv dhe me ndikim në procesin e vendimmarrjes demokratike në Kosovë;
  • Shqyrtimin e çështjeve, që lidhen me edukimin dhe me ngritjen profesionale të grave;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, që e sigurojnë barazinë gjinore dhe avancimin e pozitës së gruas me ligj;
  • Shqyrtimin e të gjitha çështjeve, që lidhen me ndriçimin e fatit të personave të pagjetur;
  • Hetimin e fakteve dhe të dhënave që kanë të bëjnë me personat e pagjetur dhe rekomandimet e Kuvendit për masat që duhet të merren për statusin dhe për fatin e personave të pagjetur;
  • Kontaktet me organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, me qëllim të ushtrimit të trysnisë për ndriçimin e fakteve lidhur me fatin e personave të pagjetur;
  • Kontaktimi dhe njoftimi i familjeve të personave të pagjetur;
  • Shqyrtimin dhe inicimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;

Shqyrtimin e peticioneve, të cilat i drejtohen Kuvendit:

a) Pranohen për shqyrtim peticionet, të cilat janë bërë me shkrim, i kanë emrin e dërguesit dhe nënshkrimet përkatëse, janë të kuptueshme dhe e tregojnë qartë objektin e tyre;

b) Komisioni mund t’ua kthej peticionin dërguesve për rihartim ose t’u kërkojë sqarime shtesë;

c) Jo më vonë se dy javë punë, nga dita e marrjes së peticionit, kryetari i komisionit e paraqet peticionin në komision, duke propozuar njëkohësisht edhe mënyrën e zgjidhjes ligjore ose mospranimin e peticionit. Në rast se komisioni e vlerëson të arsyeshme, për zgjidhjen e çështjes mund ta autorizojë kryetarin e komisionit të paraqesë deklaratë në mbledhjen plenare të Kuvendit. Për veprimet për zgjidhjen e çështjes së ngritur në peticion, njoftohet dërguesi i peticionit.

Për ushtrimin e funksioneve, komisioni bashkëpunon me organizatat dhe asociacionet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe për çështjet humanitare me Zyrën për Barazi Gjinore, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, kur kjo kërkohet nga komisioni.

Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;

Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me

vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.