Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet, që kanë të bëjnë me buxhetin, financa, punë dhe transfere.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e mërkurë, 10:00 05 Maj 2021
Salla C203

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e mërkurë, 10:00 28 Prill 2021
Salla C203

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Sabrije

Saliuki-Iseini

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 641

Mob: 044 393 415

Luljeta

Krasniqi

Zyrtare e fushës

Tel: 038 200 10 675

Mob: 044 398 939

Dashurije

Canolli

Nëpunëse administrative

Tel: 038 200 10 648

Mob: 044 372 915

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i komisionit përfshin:

 

  • Shqyrtimin e Projektligjit vjetor për ndarjet buxhetore dhe rishikimin e tij;
  • Shqyrtimin e projektligjeve në fushën e financave publike dhe financave në përgjithësi;
  • Shqyrtimin e projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Kosovës dhe bën rekomandime për Kuvendin;
  • Shqyrtimin e projektligjeve dhe amendamenteve të propozuara, në aspektin e ndikimit buxhetor të tyre, në kuadër të përgjegjësive, si komision i përhershëm dhe bën rekomandime në komisionin përkatës funksional dhe në Kuvend;
  • Të drejtën për të propozuar dhe hartuar projektligje;
  • Shqyrtimin e raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës;
  • Shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve/organeve të pavarura, që raportojnë në Kuvend dhe që bien në fushëveprimin e komisionit;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të politikave publike dhe legjislacionin në fushën e menaxhimit të financave publike, të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të borxhit publik, prokurimit publik, politikave makroekonomike dhe fiskale, si dhe ndihmës shtetërore;
  • Mbikëqyrjen e politikave buxhetore në ekzekutimin e pagave, skemave sociale dhe pensionale, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, në kuadër të fushëveprimit të tij;
  • Organizimin e dëgjimeve publike, në pajtim me nenin 66 të Rregullores së Kuvendit;
  • Raportim, me iniciativën e komisionit ose me kërkesën e Kuvendit, në mbledhje plenare për çështjet nga fushëveprimi i tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe çështjet, të cilat  me vendim të veçantë të Kuvendit apo me përfundim të Kryesisë së Kuvendit, i barten këtij komisioni.
  • Çështjet që lidhen me zbatimin e politikave/strategjive të punësimit, hapjen e vendeve të punës dhe aftësimit profesional.
  • Angazhim për sigurimin e mirëqenës sociale duke përfshirë sigurimin dhe mbrojtjen sociale te invalidëve luftës, familjeve dëshmoreve, invalidëve punës , burgosurve politik, të gjitha kategoritë te të pa aftëve për pune , si dhe te gjitha kategoritë tjera të skemave sociale.
  • Mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit nga fusha e punës, mirëqenies sociale dhe ndihmës shtetërorë.
  • Çështjet që lidhen me zbatimin e politikave /strategjive në fushën e politikave sociale dhe të familjes
  • Përcjell ecuritë e punësimit dhe propozon masat aktive adekuat të nxitjes së punësimit dhe zvogëlimit të papunësisë;
  • Çështjet qe lidhen me  skemat pensionale dhe sociale te financuara nga shteti.

 

Në ushtrimin e funksioneve të tij, në përputhje me fushëveprimin dhe legjislacionin në fuqi, komisioni bashkëpunon me Ministrinë e resorit përkatës për Financa me organizatat tjera buxhetore dhe institucionet tjera, nga të cilat mund të kërkojë raporte dhe të dhëna konkrete, duke përfshirë edhe raportimin e tyre në mbledhje, kur kjo kërkohet nga komisioni.