Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e energjisë, minierave, sektorit postar, telekomunikacionit, teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, ekonomisë digjitale, e ndërmarrjeve publike, tregtisë, industrisë, turizmit, mbrojtjes së konsumatorit, metrologjisë, akreditimit, standardizimit, naftës, mallrave strategjike, pronësisë industriale, zonave ekonomike, sektorit privat, inovacionit, ndërmarrësisë, investimeve të huaja dhe investimeve strategjike.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e martë, 11:00 19 Mars 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e hënë, 13:00 18 Mars 2024
Salla N506

Dëgjim publik

Transkripta
Rendi i ditës
e martë, 12:30 12 Mars 2024
Salla N506

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Armend

Ademaj

Koordinator

Tel: 038 200 10 646

Mob: 044 768 600

[email protected]

Muhamet

Morina

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 654

Mob: 044 208 234

[email protected]

Veton

Raci

Zyrtar i fushës

Tel: 038 200 10 661

Mob: 044 510 066

[email protected]

Dokumentet e komisionit

e mërkurë 02 Qershor 2021

Plani i punës për vitin 2021

e enjte 05 Gusht 2021

PUNIM HULUMTUES PARLAMENTAR - Rregullimi ligjor i kriptovalutës

e diel 08 Gusht 2021

Rekomandime lidhur me mbulimin e humbjeve te energjise elektrike ne pjesen veriore te Kosoves

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin: 

  • Shqyrtimin e projektligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e veprimtarive ekonomike ndërmjet Kosovës dhe shteteve të tjera, duke i bërë rekomandime Kuvendit dhe ministrisë përkatëse etj.;
  • Krijimin e infrastrukturës ligjore e të ambientit më të sigurt për investime, për marrëveshje tregtare, për koncesione në energjetikë, resurse minerale dhe që lidhen me zhvillimin e këtyre degëve ekonomike. 
  • Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e zbatimit të politikave të përgjithshme në fushën e ekonomisë, tregtisë, industrisë, energjetikës, teknologjisë informatike dhe fushave tjera në kuadër të përgjegjësive;
  • Monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit – MSA, sipas përgjegjësive të ministrive dhe resorëve tjerë që i mbikëqyrë komisioni;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe të agjencive të pavarura dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Mbikëqyrjen e punës së agjencive të pavarura dhe rregullatorëve të themeluara nga Kuvendi si dhe shqyrtimin e kandidatëve për borde;
  • Shqyrtimin e performancës së ndërmarrjeve publike; 
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni.

 

Në ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, i duke përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.