Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës

Bazuar në Rregulloren e Punës, Kryesia takohet çdo javë kur takohet edhe Kuvendi, për të shqyrtuar dhe përgatitur rendin e ditës së Kuvendit për mbledhjen e javës vijuese, si dhe rendin e përkohshëm të ditës për dy javë më vonë.

Kryesia siguron që çfarëdo mocioni përmbajtësor që mbështetet nga gjashtë ose më shumë deputetë të Kuvendit, të futet në rendin e ditës për seancën plenare të Kuvendit brenda tri javësh pune prej kur është marrë kjo shkallë e mbështetjes.

Kryesia miraton vendimet e saj me konsensus. Në rast se mungon konsensusi, përpos në rastet të përcaktuara, ajo vendos me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm.

Glauk Konjufca

Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Grupi Parlamentar
LVV

Partia
Lëvizja VETËVENDOSJE!

Të dhëna personale:
I lindur në korrik të vitit 1981, në Prishtinë. I martuar dhe ka dy fëmijë.
Bashkëthemelues i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, si dhe i Këshillit të Përgjithshëm.

Edukimi:
Departamenti i Filozofisë në Fakultetin Filozofik, Universiteti i Prishtinës.

Pozita e tanishme:
Më 22 mars 2021 është zgjedhur Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Legjislaturën VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pozita të mbajtura më herët:

  • 22.03 - 04.04.2021
    • U.D President /Kryetar i Kuvendit.
  • 2020  
    • Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, deri në qershor të vitit 2020.
  • 2019 - 2020  
    • 26 dhjetor të po atij viti u propozua dhe u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, deri më 3 shkurt 2020
  • 2017 - 2019  
    • Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Legjislaturën VI  të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    • Anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
  • 2014 - 2017  
    • Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën V të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
    • Kryetar i Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!
    • Zv. Kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
  • 2014 - 2015   
    • Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën V të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
  • 2011 - 2014  
    • Nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën  IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
  • 2011 - 2014   
    • Deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Legjislaturën  IV të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
  • 2005 - 2011   
    • Studiues në Qendrën për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Prishtinës.  

Publikimet:
Autor i librit “Huti i minervës fluturon në muzg G.W.F. Hegel”, botuar më 2013.

Gjuhët e huaja:   
Gjuha Angleze

Nënkryetarët e Kuvendit

Saranda Bogujevci

Nënkryetare

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kujtim Shala

Nënkryetar

Lidhja Demokratike e Kosovës

Enver Hoxhaj

Nënkryetar

Slavko Simić

Nënkryetar

Komuniteti Serb

Bekim Arifi

Nënkryetar

Komunitetet tjera joshumicë