Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, diskuton objektivat e punës

25.02.2020

Anëtarët e Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, u mblodhën sot për të diskutuar dhe përcaktuar objektivat dhe prioritetet e punës së këtij komisioni, gjatë Legjislaturës së Shtatë.

Kryetari i Komisionit, Endrit Shala, paraqiti para anëtarëve pikat kryesore të punës, midis të cilave përmendi: shqyrtimin e projektligjeve, nismat legjislative, monitorimi i agjencive dhe ndërmarrjeve publike etj.

Anëtarët e komisionit në parim u pajtuan me konstatimin e pikave të lartpërmendura, si dhe u dakorduan që të ftojnë në takim Zyrën e Rregullatorit të Energjisë, për të diskutuar lidhur me vendosjen e tarifave të energjisë.