Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

13.02.2020

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetares, Vjosa Osmani, është mbledhur sot gjatë ditës së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare, për të diskutuar lidhur me formimin e komisoneve parlamentare, pas ndërprerjes së seancës plenare.

 

Pas diskutimeve, Kryesia njëzëri vendosi që seanca të vazhdojë punimet sot në orën 15:00, duke qëndruar në propozimin që edhe gjatë kësaj legjislature, Kuvendi të ketë 14 komisione të rregullta parlamentare.