Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, mbajti sot mbledhjen konstituive, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku, i cili gjatë këtij takimi fillimisht shpalosi fushëveprimin e komisionit. Përkitazi me këtë, Komisioni miratoi fushëveprimin e komisionit, me ndryshimet e bëra.
Në vijim, u paraqitën edhe disa propozime që kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, ndërsa u dakorduan që pasi të sjellë Qeveria në Kuvend strategjinë legjislative, Komisioni të caktojë prioritetet e punës në Komision.
Njëzëri u vlerësua se duhet të ketë bashkëpunim të mirë në Komision, pavarësisht bindjeve politike, në mënyrë që të ketë një mbikëqyrje sa më të mirë të punës së qeverisë.