Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dy delegacione parlamentare realizuan vizitë zyrtare në Bruksel

30.09.2022

Dy delegacione nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisioni për Integrime Evropiane të Parlamentit të Republikës së Kosovës, kanë realizur një vizitë zyrtare në Bruksel. 
 
Nën organizimin e Ambasadës së Kosovës në Bruksel, delegacionet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë mbajtur takime me anëtarët e Parlamentit Evropian të shteteve anëtare të Bashkimi Evropian. 

Gjatë këtyre takimeve janë biseduar çështje të rëndësishme dhje shumë konkrete, siç janë liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, energjia dhe zhvillimi i qëndrueshëm, dialogu me Serbinë dhe sfidat, proceset integruese dhe koordinimi i përbashkët në përballimin e krizave dhe kërcënimeve të sigurisë dhe stabilitetit në nivel parlamentar dhe jo vetëm.
 
Delegacionet janë udhëhequr nga Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Haki Abazi.