Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti mbledhjen e radhës

04.08.2021

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Ferat Shala, kryetar, u shqyrtua propozim-vendimi i Qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Anëtarët e propozuar nga ana e Qeverisë janë si në vijim: Nazmi Mikollovci, kryesues, Syzana Dautaj-Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi-Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muçolli dhe Avni Ajdini.

Pas diskutimeve, komisioni, me 6 vota për, 3 kundër dhe asnjë abstenim, i dha mbështetje propozim-vendimit të Qeverisë, duke i rekomanduar seancës miratimin e tij.