Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhje e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

24.11.2022

Në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, u shqyrtua Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në emër të Qeverisë së  Republikës së Kosovës, lidhur me atashimin e personelit nga Forca e Sigurisë së Kosovës në Kompaninë  Roulment të Këmbësorisë në Ishujt Falklands. 
 
Me këtë rast, Komisioni me vota unanime rekomandoi miratimin e tij në seancë plenare.  

Komisioni gjithashtu vendosi që Projektligji të procedohet me procedurë të përshpejtuar në seancën e sotme.