Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga vazhdimi i seancës plenare

24.11.2022

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca ka vazhduar punimet e seancës plenare me pikat e mbetura nga seanca e datës 10 nëntor.

Fillimisht, me mocion procedurial u shqyrtua dhe u miratua Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, nr.09/99 datë 30 shtator 2022, për zgjedhjen e Komisionit Qendror të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave.

Ky propozim u prezantua dhe u elaborua nga kryeministri Albin Kurti.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti tha se të dhënat statistikore të regjistrimit do të kontribuojnë në politikat kombëtare. Ai tha se ky ligj rregullon edhe shtrirjen territoriale të popullsisë.

“Në vjeshtën e vitit të ardhshëm do ta kemi regjistrimin e popullsisë sipas vendimit që kemi marrë”, theksoi kryeministri Kurti.

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, në emër të komisionit tha se projektligji është në rregull sa i përket procedurave të shqyrtimit në komision.

Për shkak të mungesës së kuorumit, kryetari Konjufca njoftoi se punimet e kësaj seance do të vazhdojnë një ditë tjetër.