Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të gjitha lajmet

Nga vizita e Komisionit për Punë të Jashtme në Mbretërinë e Norvegjisë

18.03.2015

Gjatë takimeve me deputetët norvegjezë që udhëheqin delegacionet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, anëtarët e komisionit kërkuan përkrahjen për Kosovën.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

18.03.2015

Anëtarët e Komisionit njëzërit miratuan P/ligjin nr. 06 /L-009 për ndërmjetësim , me amendamentet e Komisionit funkcional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës kundër Korrupsionit Anëtarët e Komisionit u pajtuan që, ditë memoriale e egjiptasëve™™ të jetë 24 Qershori, kurse ditë memoriale të komuniteit serb, që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, të jenë 15 Shkurti dhe 28 Qershori.

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike...

18.03.2015

Komisioni shqyrtoi në tërësi Projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, duke u rekomanduar komisioneve kryesore shqyrtimin e mëtutjeshëm të tij