Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari Driton Selmanaj, u shqyrtua raporti i Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2018.
Duke shënuar 14-vjetorin e themelimit, Grupi i Grave Deputete (GGD), të premten mbajti një ekspozitë në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, në mbledhjen e mbajtur sot, të udhëhequr nga kryetari Ismajl Kurteshi, diskutoi lidhur me organizimet e dëgjimeve publike nga grupet punuese për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve.
Sot, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, priti në takim Komisionin homolog nga Kuvendi i Maqedonisë Veriore, për të diskutuar çështjet aktuale të të drejtave të njeriut, të barazisë gjinore, të drejtat e bashkësive nacionale, si dhe këmbimin e praktikave më të mira nga fushat e lartpërmendura.