Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Glauk Konjufca pranoi Raportin e BE-së për Kosovën

30.10.2024
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke pranuar prej tij Raportin e Vendit, të vitit 2024 për Republikën e Kosovës.  
 
Ambasadori Orav theksoi se ky dokument vlerëson zhvillimet e ndryshme përgjatë periudhës raportuese dhe sfida për të ardhmen.
 
Pasi falënderoi ambasadorin Orav për punën në përpilimin e raportit dhe angazhimin e BE-së në Kosovë, kryetari Konjufca u shpreh se angazhimi për avancim në drejtim të agjendës së integrimeve evropiane do të vazhdojë.
 
Kryetari Konjufca tha se ashtu si në periudhat e mëhershme, edhe ky raport do të ketë rol orientues në punën e Kuvendit të Kosovës dhe nënvizoi synimin për arritjen e objektivave të përcaktuara, të cilat do të ndiqet me përkushtim.