Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi mban seancë më 14 dhe 15 dhjetor

01.12.2023

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e paraparë për sot, nuk pati kuorumin e mjaftueshëm për vendimmarrje. Në këto rrethana, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, konform kompetencave të tij kushtetuese dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare, vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare më 14 dhjetor, për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024. 

Një ditë më pas, më 15 dhjetor, Kuvendit pritet t’i adresohet me fjalimin e saj vjetor, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.