Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere

01.12.2023
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, drejtuar nga kryetari Armend Muja, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi Projektligjin nr.08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024.
 
Nga ana e qeverisë i pranishëm në mbledhje ishte ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili para deputetëve arsyetoi disa nga nenet dhe amendamentet e këtij projektligji.
 
Planifikimet buxhetore shkaktuan diskutime në komision, i cili në fund i dha mbështetje projektligjit dhe i rekomandoi seancës miratimin e tij.