Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga punimet e seancës plenare

01.12.2023

Kuvendi i Republikës së Kosovës, kryesuar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, mbajti sot seancë të veçnatë plenare, me pikën e rendit të ditës: pyetje parlamentare, e përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit. 

Deputetët parashtruan pyetje parlamentare lidhur me çështje të ndryshme në interes për qytetarët e vendit si: shëndetësi, arsim, kulturë, rini dhe sport, bujqësi, mjedis etj.   

Kurse, përgjigje në këto pyetje dhanë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhillimit Rural, Faton Peci dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. 

Pas përfundimit të pyetjeve parlamentare, nënkryetarja Bogujevci mbylli punimet e kësaj seance.