Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.03.2015
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, u bë plotësimi i rendit të ditës së seancës së Kuvendit, e cila do të mbahet më 15 prill 2010. Kryesia vendosi që në këtë seancë të radhiten në rendin e ditës për shqyrtim të parë edhe dy projektligje: Projektligji për grevat dhe Projektligji për energjinë elektrike, ndërsa në shqyrtim të dytë do të jenë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe Projektligji për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare. Në rendin e ditës së kësaj seance do të radhitet edhe Ratifikimi i plotësimit dhe ndryshimit të Marrëveshjes së Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa Projekt-Rregullorja e Kuvendit, do t™u shpërndahet deputetëve, ndërsa shqyrtimi i dytë do të bëhet në një seancë tjetër të ardhshme. Në rendin e ditës së kësaj seance do të jenë po kështu propozimet e reja edhe për tre anëtarë të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media, si dhe njoftimet për emërimin e anëtarëve në komisionet parlamentare nga ana e grupeve parlamentare të LDK-së dhe AAK-së.

Sa i përket rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Kornizën afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitet 2011-2013, u tha se të gjitha projekteve që përmban Rekomandimi i Komisionit duhet t™ ju paraprijë një projekt i tërësishëm , realizimi i të cilit do të mundësojë ngritjen e një infrastrukture të kompletuar e cilësore, për t™ i bërë sa më funksionale mbarë ambientet e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe hapësirës ku shtrihen ato.