Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dëgjim publik i Komisionit për Arsim...

26.04.2024

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kryesuar nga kryetari Ardian Gola, mbajti sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr. 08/L-264 për rini.

Në dëgjimin e sotëm publik mori pjesë zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, deputetë të Kuvendit, përfaqësues të Drejtorive për rini të nivelit qendror dhe të atij komunal, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si, OSBE, UNCEF, Save the Children, organizata lokale rinore, si dhe grupe tjera të interesit.

Kryesuesja e grupit punues për Projektligjin për rini, deputetja Arjeta Fejza, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje në takim, duke theksuar se përmes këtij projektligji do të rregullohen shumë çështje për rininë dhe veprimtarinë e tyre.  Përkitazi me këtë, ajo shtoi se për këtë projektligj do të mbahen edhe gjashtë takime tjera në teren, duke përfshirë komuna të ndryshme.

Anëtarët e Komisionit dhe akterë tjerë relevantë pjesëmarrës të këtij dëgjimi publik diskutuan gjatë lidhur me aspekte përmbajtësore të këtij projektligji, duke dhënë njëkohësisht sugjerime, komente dhe rekomandime në nene të caktuara të projektligjit, në funksion të rregullimit sa më të mire të fushëveprimtarisë respektive. 

Kryetari Gola falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen, duke i siguruar ata se të gjitha vërejtjet, sugjerimet dhe rekomandimet do të shqyrtohen dhe inkorporohen sipas vlerësimit, në funksion të një ligji sa më përmbajtësor, të zbatueshëm dhe gjithëpërfshirës.