Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti PSSP-në, Petersen

18.03.2015

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot Përfaqësuesin Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovës, Seren Jessen-Petersen, dhe ka biseduar me të për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për rolin e Forumit gjithëpërfshirës në përgatitjen e bisedimeve për statusin e Kosovës.

Forumi nuk është substituim por ndihmës i institucioneve të vendit

Kreu i UNMIK-ut dhe ai i Kuvendit të Kosovës janë pajtuar se Forumi nuk është substituim por ndihmës i institucioneve të vendit dhe se që në fillim të punës së tij, ka ndikuar në relaksimin e raporteve politike në Kosovë.

Për dinamikën e miratimit të ligjeve

Është biseduar gjithashtu për dinamikën e paraparë për miratimin legjislacionit, si dhe për nevojën e nënshkrimit pa vonesë të ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës.

Mu për këtë është vlerësuar me interes koordinimi edhe më i mirë ndërmjet Kuvendit dhe Zyrës Ligjore të UNMIK-ut.