Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, mbajti mbledhjen e rregullt, kryesuar nga Adnan Rrustemi, kryetar.
Në këtë mbledhje pas shqyrtimit, komisioni miratoi raportet me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-256 për falimentimin dhe për Projektligjin nr. 08/L-261 për mbrojtjen nga zjarri.
Po ashtu, u diskutua për përgatitjen e një agjende për t’i vizituar institucionet dhe agjencitë që bien në fushëveprimin e këtij komisioni.