Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dëgjim publik i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal 

25.03.2024

Sot, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, drejtuar nga Valon Ramadani, kryetar, mbajti dëgjim publik, në të cilën shqyrtoi Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.

Për të dhënë sugjerimet, komentet, rekomandimet dhe propozimet e tyre rreth këtij projektligji, të pranishëm ishim përfaqësues nga Komisioni i Pavarur i Mediave, përfaqësues të organizatave vendore të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Fillimisht, përfaqësuesit e shoqërisë civile paraqitën qëndrimet e tyre, duke dhënë kështu vërejtjet dhe sugjerimet e tyre në lidhje me përmbajtjen e projektligjit, por duke dhënë edhe propozime për ndryshime në ligj, që sipas tyre, adresojnë disa çështje të identifikuara.

Tutje, në këtë dëgjim publik diskutuan edhe përfaqësuesit e Komisionit të Pavarur të Mediave, si dhe përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare, të cilët dhanë pikëpamjet e tyre lidhur me projektligjin në shqyrtim. 

Me idetë dhe diskutimet e tyre kontribuuan edhe deputetët anëtarë të këtij komisioni.

Pas një diskutimi të gjerë mes të pranishmëve dhe shpalosjes së përparësive dhe mangësive që mund të ketë ky projektligj, kryetari Ramadani njoftoi të pranishmit që rekomandimet e tyre mund t’i dorëzojnë me shkrim deri më 29 mars.