Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga punimet e seancës plenare

18.03.2015
Në vazhdimin e sotëm të seancës së Kuvendit të Kosovës, të drejtuar nga kryesuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, është debatuar lidhur me vendimin e presidentit të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare (sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AAK-së).

Para se të fillonte debati parlamentar, shefi i grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, duke e arsyetuar kërkesën për debat, ka përmendur raportin përfundimtar të Grupit punues transitor për zgjedhjet (shkurt-mars 2007), cili i rekomandonte Ekipit të Unitetit që të organizonte zgjedhjet gjashtë muaj pas miratimit të rezolutës së re dhe marrëveshjen POKANTIKO (prill 2007), nëpërmes së cilës mbështetej miratimi i ligjit të ri për zgjedhjet, ku kërkohej që zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme të mbaheshin jo më larg se gjashtë muaj pas shpalljes së pavarësisë.

Pas këtij prezantimi shefat e grupeve parlamentare të koalicionit qeverisës në fjalët tyre kanë theksuar se nuk ka pasur shtyrje të zgjedhjeve parlamentare nga presidenti i Kosovës dhe se të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më gjerë e dinë se mandati i kësaj legjislature zgjat katër vjet. Ata e kanë quajtur krejtësisht të panevojshme shtruarjen e çështjes së zgjedhjeve në debat parlamentar, sepse Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar qartë mandatin e deputetëve, të presidentit të vendit dhe të pushtetit lokal.

Shefat e grupeve parlamentare nga radhët e opozitës, ndërkaq, e kanë vlerësuar të drejtë kërkesën e AAK-së për debat lidhur me zgjedhjet e përgjithshme, kurse edhe deputetët e tjerë të këtyre grupeve, pjesëmarrës në diskutim, kanë kërkuar që zgjedhjet të mbahen këtë vit.

Parlamentarët nga radhët e opozitës kanë theksuar se do t™u konvenonin që zgjedhjet të mbaheshin këtë vit, sepse vetëm sa do ta forconin përqindjen e ulëseve në Kuvend, por u kanë sugjeruar kolegëve të tyre opozitarë që të përgatiten për zgjedhjet e vitit 2011.

Në fund të kësaj seance kryeparlamentari Krasniqi i ka njoftuar deputetët me propozimin e i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare, sipas së cilit Ibrahim Selmani caktohet anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri, kurse Naim Maloku kalon në Komisionin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Planifikim Hapësinor.

Deputetët janë njoftuar se në vend të Fehmi Mujotës, anëtar në Komisionin për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të punës do të jetë deputeti Berat Luzha (PDK).