Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Krasniqi vuri kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave të Jasharëve në Prekaz

18.03.2015
Në Ditën e njëvjetorit të Pavarësisë së vendit , kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, bëri nderime dhe vuri kurora të freskëta lulesh në Kompleksin e komandantit të paepur të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij, e cila për ditën që e gëzojmë sot, prehet në altarin e lirisë së atdheut. Bashkë me kryeparlamentarin Krasniqi ishin edhe anëtarët e Kryesisë së Kuvendit Xhavit Haliti e Ibrahim Gashi, si dhe shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së,Ramë Buja. Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi theksoi se kjo ditë për qytetarët, institucionet dhe të ardhmen e Kosovës  do të thotë fat yni, krenaria jonë. Këtu fillon liria dhe siguria jonë,tha kreu i Kuvendit.

Duke folur në vijim për këtë flijim heroik përmasash sublime të Jasharëve për të ardhmen e vendit, kryeparlamentari Krasniqi tha:Këtu i ka rrënjët shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës,këtu ka filluar shumëçka, këtu është kurorëzuar aspirata e Lëvizjes Kombëtare për të formuar ushtri , për të fituar liri dhe për të bërë shtet,prandaj këtu janë rrënjët e lirisë, rrënjët që janë ujitur me gjakun e jetës. Këto rrënjë duhet t™i përkujtojmë. Janë burra dhe gra që kanë dhënë gjithçka për lirinë e Kosovës, sigurinë që kemi dhe për shtetin që po e ndërtojmë,ata janë gjaku,jeta, buka dhe e ardhmja jonë, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.