Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me një delegacion të Bankës Botërore

26.02.2020
Osmani: Do t`i trajtojmë me prioritet projektet dhe marrëveshjet me Bankën Botërore
 
 
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani ka pritur në një takim delegacionin e Bankës Botërore, të udhëhequr nga drejtoresha rajonale për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder.
 
Ajo ka premtuar vazhdimin e mbështetjes së Kosovës nga ana e Bankës Botërore në disa sfera, ndër të cilat edhe arsimin, shëndetësinë dhe mjedisin.
 
Ndërkaq kreyeparlamantarja Osmani ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit më Bankën Botërore, duke i trajtuar me prioritet të gjitha projektet dhe marrëveshjet e kësaj organizate me institucionet e Kosovës.