Kuvendi i Republikës së Kosovës

Mbledhja e Komisionit për Ekonomi...

20.02.2020

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot mbledhjen konstituive të legjislaturës së shtatë.

Gjatë kësaj legjislature, kryetar i këtij komisioni do të jetë,  Endrit Shala, nënkryetare e parë, Doruntinë Maloku – Kastrati, ndërkaq, nënkryetar i dytë, Zoran Mojsiloviq. Anëtarë të komisionit do të jenë: Mimoza Kusari- Lila, Hekuran Murati, Elbert Krasniqi, Valentina Bunjaku – Rexhepi, Ferat Shala, Memli Krasniqi, Pal Lekaj dhe Adem Hodža.

Komisioni gjatë takimit të sotëm, u zotua se do të punojë me përkushtim në përmbushjen e obligimeve që dalin nga fushëveprimtaria e tij.