Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

18.01.2022

Duke uruar që të ketë konsensus dhe bashkëpunim mes anëtarëve të Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, kryetarja, Doarsa Kica – Xhelili, hapi mbledhjen e parë për sesionin pranveror të këtij viti.

Gjatë kësaj mbledhjeje, deputetët diskutuan lidhur me Projektligjin nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura.

Anëtarët e komisionit u dakorduan që projektligji në fjalë t’i kthehet qeverisë, meqë, sipas tyre, versioni aktual përfshinë shumë agjencione të cilat bien mbi domenin e komisioneve të tjera parlamentare.