Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetë të Kuvendit po marrin pjesë në punimet e sesionit pranveror të BB-së dhe FMN-së në Uashington DC

16.04.2024

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Armend Muja, Jeta Statovci dhe Yllza Hoti, po marrin pjesë në punimet e sesionit pranveror të Bnkës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në Uashington DC.

Sesionet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Grupit të Bankës Botërore janë mbledhje vjetore që i bashkojnë deputetë, ministra të financave, guvernatorë të bankave qendrore, ekspertët e zhvillimit, drejtuesit e sektorit privat, përfaqësues të shoqërisë civile dhe akademikë për të diskutuar mbi ekonominë globale dhe çështjet e zhvillimit. Tema e sesionit të këtij viti është "Sfidat e shumta globale - Veprimet për ndikim".

Në Forum morën pjesë dhe z.Ajay Banga, President i Bankës Botërore dhe znj.Kristina Georgieva, Drejtoresha Gjenerale e FMN-së.