Kuvendi i Republikës së Kosovës

Deputetët Blerta Deliu Kodra dhe Armend Zemaj bashkëbiseduan me studentë të Fakultetit Juridik

16.04.2024

Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e përvjetorit të 16-të të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nën organizimin e Forumit për Transparencë Parlamentare dhe me mbështetjen e NDI-së, u organizua sot një debat me studentë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, nën kujdesin e ligjëruesit Arsim Bajrami. 

Deputetët Blerta Deliu Kodra dhe Armend Zemaj bashkëbiseduan me studentë të këtij fakulteti, duke paraqitur aspekte të jetës parlamentare në Kosovë dhe të angazhimit të tyre si ligjvënës në disa legjislatura. 

Rendi kushtetues mbi të cilin funksionon shteti ynë, funksionet e Kuvendit të Republikës së Kosovës, detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit ishin disa prej temave kyçe të cilat u trajtuan nga ana e deputetëve. 

Studentët nga ana e tyre shprehën interesim për aspekte të ndryshme të punës së Kuvendit dhe rolit e angazhimit të deputetëve në procesin legjislativ, përfaqësues e mbikëqyrës, por gjithashtu edhe për problematika të tjera të cilat preokupojnë shoqërinë tonë.