Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

25.03.2024
Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca u mbajt sot mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare. 
 
Në këtë mbledhje Kryesia përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për ditët në vijim. Kështu, sipas kërkesës së 40 deputetëve, Kuvendi do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të enjten, më 28 mars, në orën 10:00, me të vetmen pikë të rendit të ditës: themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore. Nga ora 12:00, në po të njejtën ditë, Kuvendi pritet të vijojë me shqyrtimin e pikave të mbetura nga seancat e papërfunduara. 
 
Kryesia po ashtu u dakordua për një seancë të veçantë më 11 prill, në shënim të 25-vjetorit të Betejës së Koshares. 
 
Në mbledhjen e sotme Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.