Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryesia: Të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

22.04.2024

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit mbajti sot mbledhjen e radhës, së bashku me kryetarë të grupeve parlamentare. 

Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 25 prill, në orën 10:00, në të cilën do të shqyrtohen një varg projektligjesh që kanë të bëjnë kryesisht me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, por edhe për çështje të tjera të parapara në rend dite. 

Rendi i ditës: 

https://kuvendikosoves.org/shq/kalendari/?__RequestVerificationToken=V0Oxe9M2HRrwW6zcS5UpfbVvxsNnLWIWNLsFryynX1qLS-LhHuH5duiOIvAFnLtKPrU9O9sPHcZ4POkvo02wITUZs4s7hU9DW-xJ6gjImyQ1&Date=04%2F25%2F2024 

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, kryetari Glauk Konjufca përgëzoi delegacionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për rolin proaktiv dhe kontributin në procesin e votimit të suksesshëm të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

Kryesuesja e këtij delegacioni, njëherësh nënkryetare e Kuvendit, Saranda Bogujevci, vlerësoi lart rolin e secilit pjesëmarrës, duke e konsideruar shumë të suksesshëm angazhimin dhe punën e përbashkët përgjatë gjithë këtij procesi.  

Në vijim Kryesia, konform kompentencave të saj, shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit.