Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari Konjufca priti në takim eurodeputetët e PE-së, Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq 

26.03.2024

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim eurodeputetët Thijs Reuten dhe Ladislav Ilçiq, pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian dhe Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë. 

Kryetari Konjufca i falënderoi eurodeputetët për vizitën, si dhe u shprehu mirënjohje për kontributin e tyre në kuadër të Komisionit Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim, duke theksuar rëndësinë e madhe të këtij procesi në marrëdhëniet mes Republikës së Kosovës dhe BE-së, pjesë e rrugës për antarësim në Bashkimin Evropian. 

Eurodeputetët Reuten dhe Ilçiq e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për mikpritjen dhe i shprehën mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe angazhimin e përbashkët për të avancuar përpara në proceset e eurointegrimeve. 

Takimi u realizua në prag të nisjes së Takimit të 11-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Kosovë.