Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nënkryetarja Bogujevci priti në takim Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan

27.03.2023

Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, ka mirëpritur Ambasadorin jo-rezident të Irlandës për Kosovë, Sh.T.Z. Ronan Gargan.

Nënkryetarja Bogujevci e ka falënderuar Ambasadorin Gargan për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës ofruar Kosovës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë, si dhe në procesin e integrimit në BE.

Gjithashtu, Nënkryetarja Bogujevci ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si një hap tejet të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

Nënkryetarja e Kuvendit dhe Ambasadori Gargan janë pajtuar që do të punojnë ngushtë për t’i thelluar edhe më tej marrëdhëniet bilaterale në mes të Republikës së Kosovës dhe Irlandës.