Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

25.04.2024

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti i drejtuar nga Ferat Shala, kryetar, mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan Projekt-rezolutën për Raportin vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare - ARKEP, për të proceduar tutje për shqyrtim në seancë plenare.

Ndërkaq, me propozim të nënkryetares së komisionit, Jeta Statovci, shqyrtimi i Raportit me amandamente i Projektligjit për regjistrin e pronarëve përfitues, shtyhet për shqyrtim në njërën nga mbledhjet e radhës.